Tuesday, January 9, 2018

Salce kreni:



Kreni rrited ne rrenje si karotat, por ngjyren e ka pak si te bardhe dhe me nyja.  Ka shije djegese te kendshmen, eshte dezinfektues, ka shije pikante dhe hap oreksin.

Kreni I pastruar grihet ne rende te shpeshte, qe te behet si pure dhe mbulohet qe te mos nxihet.  Ne nje ene me fund sferik hidhet ajke qumshi ose salce kosi, kripe, pak sheqer, uthull.  Punohet mire dhe aty shtohet pureja e krenit.  Kjo salce perdoret per te shoqeruar mishin e derrit te zier te ftohte, proshuten, sallamet etj.  Kreni mund te perdoret dhe thjeshte, pa ajke e salce kosi;  ne kete rast vihet ne ane te pjates ne sallata te ndryshme.


Per 2 cope kreni mesatare:

Ajke ose salce kosi 2 luge gjelle, sheqer 1 luge kafeje, uthull 1 luge gjelle, kripe.

Salce majoneze



Gjate pergatitjes se kesaj salce duhen pasur parasysh disa rregulla.  Mjedisi ku do te pergatitet salca te jete I fresket, vaji te kete temperature 12-16 grade celcius, te mos kete aciditet, vezet te mos jene te ftohta (nga frigoriferi), rrahja te behet ne nje drejtim dhe pa nderprerje, nen enen ku pergatited salca vihet nje pecete ose dicka tjeter qe te mos levize.  Ne ene porcelani hidhen te verdhat e vezeve, kripa, lengu I limonit ose limontozi I holluar me uje dhe perzihet sa te behet nje mase e njellojt, duke a perzier e duke hedhur vaj.  Ne fillim vaji hidhet pika-pika, kur fillon lidhet mire, trashet vija e hedhjes se vajit.

Kur salca trashet, hollohet me pak uje, po qe se duhet kripe ose thartire, ne vend te ujit hidhet leng limoni.  Gjate pergatitjes duhet pasur kujdes hedhja e vajit gradualisht sepse, pot e hidhet ne sasi te madhe salca prited.  Prishet emulsioni vaji del persiper duke prishur homogjenitetin e salces e duke a prere.

Per te zene perseri salcen e prere ka dy menyra:

E para: Merret nje ene e paster, hidhet pak uje I ftohte (1 luge gjelle) dhe duke perzier ujin, hidhet pak e nga pak salca e prere derisa ajo te behet nje mase e njejte dhe te jete lidhur.  Nese ajo nuk zihet, perdoret menyra e dyte.

E dyta: Ne nje ene te paster hidhet nje e verdhe veze, pak kripe e leng limoni (si ne fillim) dhe hidhet salca e prere pjese-pjese. Per te qene te sigurte, ne fillim hedhim disa pika vaji dhe pastaj salcen e prere.  Kjo salce perdoret per te shoqeruar sallatat e ziera me perime (sallata ruse), peshkun, mishin e shpendeve te ziera.

“shenim: per te ulur sasin e vajit, majoneza mund te pergatited dhe me muhalebi te gatuar me niseshte, uje e kripe.  Kjo duhet te jete e ngrohte.  Keshtu duke pergatitur majonezen, hedhim edhe mualebine pjese-pjese.  Ne kete rast ulet sasia e vajit”


Pee 1 liter vaj:

5 te verdha veze, 2-3 luge leng limoni ose limontoz te holluar me uje, kripe.

Per 2 te verdha vese:

1 filxhan caji vaj, 1 luge leng limoni, kripe

Salce me qumesht (beshamel)



Mielli kaurdiset me gjalpe pa marre ngjyre, hidhet pak qumesht I vaket, perzihet qe most e behen kokerriza, zihet 2-3 minuta, rregullohet me kripe dhe sipas perdorimit I shtohen 3-4 kokkra veze per 1 kg salce.  Salca pergatited e trashe, e holle dhe mesatare.  E trasha perdoret per mbushje, per fileto pule, qumeshtor etj., e holla – per perimet the frikasete, mesatarja – per perime te pjekura: musaka e ogratene me perime, pasticcio, llazanja etj.


Per 1 mase salce mesatare:

Gjalpe 2 luge gjelle, miell 3 luge gjelle, qumesht 2 gota.

Sunday, January 7, 2018

Gulash



Gulashi pergatited me mish vici tul, pjeset e buta.  Mishi prited ne kubike mesatare 4-5 copa per racion.  Kaurdisite lehte dhe hidhet ne tenxhere.  Ne lyren e mbetur kaudiset qepa, hidhen hudhra, pak miell, shuhet me vere, hidhen domate ose salce, kripe, piper, dafine, uje dhe si te marre vale shtoehet mishi.  Mishi zihet mbuluar me kapak dhe gjella del pak me leng.

Ka dy menyra:

E para, nga fundi I zierjes mishit I hidhen patate, karota te prera ne form sferike dhe bizele te ziera me pare.

Menyra e dyte, qe ka me paraqitje; zihen perimet te prera ne forme sferike dhe kalohet sote me pak lyre.  Ne mes te pjates vihet mishi dhe anash perimet, duke I lagur me salcen e vet.  Sipas deshires mund ti hidhet dhe uje, spec djeges.


Per 4-5 persona duhen:

Mish 4-5 copa per person (150 g  per person), vaj 3-4 luge gjelle, qepe 1 mesatare, miell 1 luge gjell, vere 1 filxhan kafeje, hudhra 3-4 thelpinj, salce ½ luge gjelle, kripe, piper, dafine.  Garniture sipas deshires.

Gjyvec me patate



Mishi prited ne thela, kaurdiset me qepe, shtohet pak salce domate os domate te grire holle, kripe, piper, dafine, uje sa te mbulohet mishi dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte.

Nderkaq pergatiten patated te cilat pastrohen, lahen, priten ne feta me trashesi 1 cm dhe skuqen lehte me yndyre ose jo.  Ne tave vendosen thelat e mishit, mbi to patated, kripe, piper, pak spec I kuq dhe ne fund lengu i mishit. Tava lihet ne furre per gjysme ore.  Pasi piqet, gjyveci vihet ne pjate dhe sperkated me lengun e vet e majdanoz te grire holle.


Per 4-5 person duhen:

Mish 500g, patate 1.5 kg, vaj 4-5 luge gjelle, qepe 1 kokerr, salce domatesh 1 luge gjelle jo e plote, kripe, piper I zi, spec I kuq, majdanoz.

Mish Comlek



Comleku zakonisht pergatited me mish vici dhe me qepe te vogla sa nje kokerr arre.  Ne mungese te tyre mund te perdoren qepe te thata te prera katersh.

            Thelat e mishit skuqen ne tigan me vaj te nxehte, sa te krijohet kore e kuqe, pastaj vihet ne tenxhere.  Ne yndyren qe ka mbeture nga mishi, skuqen qepet dhe vendosen perbri mishit.  Tenxherrja vihet ne zjarr, shtohen thelpinj huthra, piper I zi, spec I kuq, pak kanelle dhe shuhen me uthull.  Pastaj hidhet pak salce domatesh, uje dhe perzihen me luge druri.  Ne fund vihet kapaku, anet e te cilit zihen me brum ose perdoret tenxherja me presion. Comleku del me I shijshem kur pergatied ne ene balte.


Per 4-5 persona duhen:

Mish 500g, qepe 1k, hudhra 1 kokerr, vaj 4-5 luge gjelle, salce 1 luge kafeje, pak spec, uthull 3-4 luge gjelle, kanelle, kripe, piper, 2 flete dafine.

Wednesday, January 3, 2018

Tave Elbasani (tave kosi)



Tave e Elbasanit pergatited me mish qengji os dashi.  Po te jet me mish qengji, ai piqet drejtperdrejt ndersa me mish dashi zihet me pare.  Mishi prited ne thela, vendoset ne tepsi, I hidhet persiper gjalpe dhe futed ne furre ose ne tave me korent.  Here pas here I hidhet nga pak uje qe te mos thahet.  Pasi te piqet, hiqet nga furra.

Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa zverdhet, por jo te skuqet; shtohet lengu I mishit te pjekur I holluar me uje, perzihen dhe valojne derisa te krijohet nje salce e trashe.  Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire.  Ne tave hidhet pak oriz gjysme I zier, radhiten thelat e mishit, siper hidhet masa e pergatitur, pak gjalpe dhe piqet ne furre.

Ne qofte se eshte mish dashi, ai me pare duhet te zieje, Redh 10-15 minute para perfundimit te zierjes se mishit, hidhet pak oriz.  Ne tenxhere rehen veze, shtohet miell, kos, leng mishi, gjalpe dhe kripe. 

Copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin; mbi to hidhet masa a pergatitur dhe gjalpe I fresket.  Piqet ne furre derisa ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe.

Per 4-5 persona duhen:

Mish 500 gram, gjalpe 2 luge gjelle, veze 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 luge gjelle, oriz 1 luge gjelle, kripe.



           

Qengj Frikase:



Mishi I qengjit prited ne thela dhe kaurdiset pak me gjalpe, po jot e skuqet.  Pastaj shtohet uje I nxehte derisa te mbulohet mishi, hidhet piper kokerr dhe vihet ne zjarr te ngadalte.   Ne gjysmen e zierjes se mishit hidhen qepe te vogla (qepujka) os te bardhat e qepeve te njoma, karota te prera ne kubike, selino dhe pak patate te prera ne kubike.  Ne fund shtohen pak koper dhe gjella lihet te zieje ne zjarr te ngadalte deris mishi dhe perimet te jene gati.

Ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell, por jo te skuqet, hiqet nga zjarri dhe si ftohet, hidhet qumesht I vaket, perzihet, pastaj shtohet lengu I mishit, vihet ne zjarr dhe duke e perzier ngrohet derisa te trashed.  Lihet to zieje 2-3 minuta, hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe rregullhen te verdhat e vezeve, leng limoni ose limontoz.

Salca hidhet ne tenxheren me mish e perime por nuk duhet te vloje perseri.  Ne fund gjella sperkated me koper e piper te zi.

Per 4-5 persona duhen:

Mish 500 gram, gjalpe 2 luge gjelle, qepe 2-3 cope, karota 2-3 cope, selino 1 rrenje, patate 2-3 kokrra, miell 2 luge gjelle, qumesht 1 filxhan caji, veze 1 kokerr, koper 1 tufe, piper, kripe

Mish Turli



Qe te gatuhet nje turli e mire, duhet to sigurohen 3-4 lloj perimesh pervec domateve, si patate, bamje, patellxhane, speca.  Ne mungese te ndonjeres prej tyre mund te perdoren edhe perime te tjera si mashurka, kunguj, bizele, etj.

Zarzavated pastrohen dhe priten ne copa kubike, patated qe te mos nxihen futen ne uje te ftohte, bamjet ne uthull me kripe dhe mbahen per 10-15 minuta, ndersa patellxhanet e prere kubike lihen ne uje me krip qe t’u dale hidherimi.   Specave u hiqet bishti dhe farezat, pastaj lahen dhe priten ne katrore te medhenj.  Turlia behet me a shijshmen kur perimet skuqen vej e vec, ne tigan me vaj.

Ne nje tenxhere me yndyre kaurdisen thelat e mishit me qepe te grira holle; shtohen domate ose salce, kripe, piper, flete dafine, uje deriza te mbulohet mishi dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalshem.  Ne fundin e nje tenxhereje te ceket vihen feta domatesh, perqark tyre specat a kuardisur dhe ne mes mishi.  I hidhet majdanoz I grire holle e piper I zi, pastak patellxhanet, mbi to patated dhe ne fund bamjet, persiper majdanoz, piper, leng mishi dhe feta domatesh.   Tenxherrja mbulohet me nje pjate, pastaj me kapak dhe vihet ne zjarr te ngadalshem reth gjysem ore.

Turlia behet dhe ne tave. Ne kete rast pergatied mishi me pak leng, perimet e pastruara, priten dhe vihen ne tave me rreshta, hidhet vaj, kripe, domate, dhe piqen ne furre.  Ne fund hidhet mishi dhe lihen ne furre te marrin 2-3 vale.  Ne kete rast zbukurohen me mire.

persier me njera-tjetren dhe ne fund hidhet perseri majdanoz I grire holle dhe koper.

 Per 4-5 persona duhen:

Mish 500 gram, perime 1.5 kg, domate 4-5 kokrra, vaj 4-5 luge gjelle, qepe 2 kokrra, kripe, piper, majdanoz, dafine, koper.

Mish me bizele kokerr



Mish i prere ne thela kaurdiset me qepe te grire holle.   Pasi te kete zene pak kore te kuqe, I shtohet miell, kaurdiset dhe pak, hidhen domate te quarara e te grira ose pak salce domatesh, shtohet uje sa te mbulohet mishi, kripe, piper, 1 flete dafine dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte.  Bizelet a pastruara (kokrra) vendosen ne tenxhere me uje te vale dhe ziejne derisa te jane gati; lihen te ftohen pak ne lengun e vet qe te mos vyshken kokrrat, kullohen dhe hidhen te mishi.  Shtohet koper e grire, pastak vihet kapaku dhe lihen to ziejne se bashku 5-6 minuta.  Ne kete menyre kokrrat e bizeles mbeten jeshile dhe te buta.  Bizelet ziejne vec, sepse gjate zierjes ne uje me krip e salce ato forcohen e nxihen.  Ne fund I hedhet koper.


Per 4-5 persona duhen:

Mish 500 gram, bizele 1.5 kg, qepe 1 kokerr, vaj 4-5 luge gjelle, miell 1 luge gjelle, domate 3-4 kokrra, kripe, piper, koper.