Wednesday, January 3, 2018

Tave Elbasani (tave kosi)



Tave e Elbasanit pergatited me mish qengji os dashi.  Po te jet me mish qengji, ai piqet drejtperdrejt ndersa me mish dashi zihet me pare.  Mishi prited ne thela, vendoset ne tepsi, I hidhet persiper gjalpe dhe futed ne furre ose ne tave me korent.  Here pas here I hidhet nga pak uje qe te mos thahet.  Pasi te piqet, hiqet nga furra.

Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa zverdhet, por jo te skuqet; shtohet lengu I mishit te pjekur I holluar me uje, perzihen dhe valojne derisa te krijohet nje salce e trashe.  Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire.  Ne tave hidhet pak oriz gjysme I zier, radhiten thelat e mishit, siper hidhet masa e pergatitur, pak gjalpe dhe piqet ne furre.

Ne qofte se eshte mish dashi, ai me pare duhet te zieje, Redh 10-15 minute para perfundimit te zierjes se mishit, hidhet pak oriz.  Ne tenxhere rehen veze, shtohet miell, kos, leng mishi, gjalpe dhe kripe. 

Copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin; mbi to hidhet masa a pergatitur dhe gjalpe I fresket.  Piqet ne furre derisa ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe.

Per 4-5 persona duhen:

Mish 500 gram, gjalpe 2 luge gjelle, veze 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 luge gjelle, oriz 1 luge gjelle, kripe.



           

No comments:

Post a Comment